Tuesday, 11. August 2026
Sport

​Mbappe i jep fund kontratës me Nike pas një dekade së bashku

GS 11/08/2026 2 Min. Lesezeit

Ylli i Real Madrid-it, Kylian Mbappe, raportohet se i ka dhënë fund bashkëpunimit me Nike, kompani me të cilën ishte që prej moshës 8-vjeçare. Destinacioni i tij i ardhshëm pritet të jetë një “markë e papritur”, dhe jo një emër i madh si Adidas apo Puma.

Mediat spanjolle kanë cituar se sipas burimeve të sigurta Mbappe i dha fund marrëdhënies me Nike më 31 korrik. Ai pritet që së shpejti të nënshkruajë me një markë të re, e cila do t’i sjellë të ardhura të konsiderueshme futbollistit.

Në lidhje më këtë ka folur dhe gazetari Thibaut Vezirian, ku ai shpjegoi se Mbappe është shumë afër të bashkëpunoj më një markë të papritur, ku kontrata aktuale është në fazat përfundimtare.

“Është një ndryshim mjaft i madh. Një yll futbolli do të marrë pjesë në hyrjen e një marke në tregun e futbollit, të udhëhequr nga këpucë futbolli kualitative”, tha ai.

Gjithashtu është ngritur mundësia që Mbappe të mos kufizohet vetëm në rolin e një modeli reklamues apo lojtari të sponsorizuar.

“Mbappe ka të ngjarë të ketë markën e tij dhe duket se do të përfitojë nga kontrata që i sigurojnë aksione në kompani”, argumentoi Vezirian.

Shpjegimi është se marka e re mund të hyjë plotësisht në tregun e futbollit duke e vendosur Mbappe-në në qendër të strategjisë së saj, ndërsa vetë futbollisti mund të përfshihet më thellë në biznesin e markës.

Emri i saktë i kompanisë dhe vlera e kontratës nuk janë bërë të ditura ende.

Interesi për zgjedhjen e ardhshme të Mbappe-së është i madh, pasi ai mund të bëhet fytyra që do të udhëheqë hyrjen e një marke të re në tregun e futbollit, duke shkuar përtej një ndryshimi të thjeshtë një sponsori.

Teilen: