Tuesday, 11. August 2026
Sport

Nuk ka më “Here We Go”, Fabrizio Romano: Është koha për të bërë një ndryshim

GS 11/08/2026 2 Min. Lesezeit

Fabrizio Romano ka bërë një deklaratë që ka befasuar botën e futbollit dhe veçanërisht tifozët që prej vitesh ndjekin çdo lëvizje të merkatos përmes frazës së tij ikonike “Here We Go!”.

Gazetari italian ka lënë të kuptohet se mund të ndryshojë mënyrën se si do të merret me tregun e transferimeve.

Në një postim në LinkedIn, Romano ka shkruar se nuk ka gjasa të vazhdojë për një kohë të gjatë në industrinë e merkatos në mënyrën se si e ka bërë deri tani.

“Ndoshta nuk do të vazhdoj për shumë gjatë në industrinë e merkatos siç po bëj aktualisht. Është koha për të ndryshuar qasjen. Por kjo do të jetë një temë tjetër së shpejti, pasi të përfundojë merkatoja e verës”, ka deklaruar Romano.

“Here We Go” mund të jetë drejt një ndryshimi të madh.

Në fakt, gazetari italian ka folur edhe më herët për nevojën për një ndryshim të qasjes, duke theksuar dëshirën për më shumë cilësi dhe më pak sasi, si dhe për të sjellë më shumë histori dhe materiale nga prapaskenat e futbollit.

Teilen: