Një ide spektakolare për të nisur sezonin e ri të kampionatit holandez për pak sa nuk u shndërrua në dramë. Para ndeshjes Go Ahead Eagles – Willem II, një grup parashutistësh duhej të sillte topin e fillimit në stadiumin “De Adelaarshorst”.
Megjithatw, njëri prej tyre humbi kontrollin gjatë zbritjes dhe nuk arriti të frenonte në kohë. Parashutisti u drejtua me shpejtësi drejt njërës prej portave dhe përfundoi duke u përplasur me tabelat reklamuese, poshtë tribunës së mbushur me tifozë.
Oei, dat ging even niet zoals gepland 🪂🫣#gaewil pic.twitter.com/SoOH3J3HOl
Fatmirësisht, gjithçka përfundoi mirë. Burri u ngrit në këmbë dhe u bëri me shenjë të gjithëve se ishte i padëmtuar, duke shkaktuar duartrokitje dhe lehtësim në tribuna. “Oh, kjo nuk shkoi shumë mirë. Dëmtimi i parë i sezonit është një fakt. Jo i një futbollisti, por i një parashutisti”, – komentoi gazetari gjatë transmetimit.