Wednesday, 12. August 2026
Sport

Cristiano Ronaldo dhe Georgina janë zyrtarisht burrë e grua, dasmë sekrete në Portugali

GS 12/08/2026 2 Min. Lesezeit

Pas disa javësh të mbushura me këtë lajm, ylli portugez është martuar larg syve të kureshtarëve.

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez tani janë zyrtyarisht burrë e grua. Pas shumë ditësh me zëra të pakonfirmuar, CR7 dhe modelja, në krah të tij që nga viti 2017, janë martuar larg paparacëve dhe kureshtarëve. Ata vetë kanë bërë njoftimin në Instagram, duke publikuar foton e duarve me unaza.

Cristiano dhee Georgina i kanë premtuar dashuri të përjetshme nëjri-tjetrit të martën e 11 gushtit me një ceremoni me pak njerëz në Cascais, jugu i Portugalisë. Dasma vjen një vit nga propozimi për martesë i CR7 më 11 gusht 2025.

Pak minuta pas njoftimit në rrjetet sociale nga çifti, një zëdhënës i futbollistit ka konfirmuar gjithçka për shtypin, duke zbuluar ndonjë detaj më shumë: “Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë martuar sot në një ceremoni civile dhe janë zyrtarisht burrë e grua. Ceremonia ishte një moment privat dhe intim, ku kanë marrë pjesë 5 fëmijët e tyre”.

Dasma vjen 10 vjet pas takimit të tyre të parë në 2016-ën, kur Georgina punonte në një dyqan Gucci në Madrid. “Më në fund po dilja nga dyqani 3 ora pas orarit kur dehej të ikja. Po bëhesha gati, kur Cristiano hyri më djalin e madh dhe disa miq. Ndjeva flutura në stomak”, – ka treguar 32-vjeçarja për atë takim në dokumentarin e Netflix, “Soy Georgina”.

Pas atij takimi ata janë frekuentuar, por zyrtarizimi i historisë së tyre të dashurisë erdhi në mars të 2017-ës, kur Cristiano postoi në Instagram foton e parë bashkë me Georgina.

Teilen: