Diego Armando Maradona kishte dhënë sinjale alarmi, që nuk u morën në konsideratë nga mjekët gjatë asistencës në shtëpi, para se ai të ndërronte jetë në vitin 2020. Këtë deklaratë kanë dhënë në sallë mjeku ligjor Carlos Cassinelli, në procesin ndaj 7 të akuzuarve për neglizhencë.
Maradona vdiq për shkak të problemeve kardiake dhe edemës polmonare akute, dy javë pas një ndërhyrjeje kirurgjikale. Sipas mjekut ligjor Cassinelli, ditët para vdekjes Maradona kishte shfaqur shenja të qarta, si fryrje gishtash, vështirësi në frymëmarrje, hipertension dhe frekuencë kardiake anormale.
“Askush nuk shkoi të shohë se nga vinin këto pasoja”, – ka thënë mjeku. Ai ka pohuar se gjendja e Maradonës ishte përkeqësuar ndjeshëm pas daljes nga spitali dhe se asistenca në shtëpi ishte një gabim fatal.
Sipas mjekut, Maradona kishte kaluar rreth 12 orë në agoni para se të ndërronte jetë. Shtatë të akuzuarit hedhin poshtë çdo përgjegjësi dhe pretendojnë se kampioni argjentinas, që kishte problem varësie nga kokaina dhe alkooli, vdiq për shkaqe natyrale.