Wednesday, 12. August 2026
Futboll

Barcelona rrit ofertën për Rodrin, ndërsa Ferran Torres është pranë kalimit te PSG

GS 12/08/2026 1 Min. Lesezeit

Barcelona vazhdon të synojë transferimin e Rodrit për të përforcuar mesfushën. Sipas Fabrizio Romano, katalanasit i kanë bërë Manchester City një ofertë të re verbale prej 60 milionë eurosh, plus bonuse. Megjithatë, klubi anglez vazhdon ta vlerësojë mesfushorin spanjoll 80 milionë euro.

Ndërkohë, largimi i Ferran Torres nga Barcelona drejt PSG-së duket gjithnjë e më pranë. Klubi blaugrana e ka lejuar sulmuesin të mos stërvitet sot me ekipin e parë, një sinjal se marrëveshja mund të mbyllet shumë shpejt.

Transferimi i Ferran te PSG mund të finalizohet që sot, për një shumë rreth 50 milionë euro, plus bonuse. Dy klubet janë pranë marrëveshjes, edhe pse operacioni ende nuk është mbyllur zyrtarisht.

Teilen: