Kjo është një nga pjesët më të forta të dokumentarit të José Mourinhos, ku trajneri portugez dhe ish-lojtarët kujtojnë konfliktet e tensionuara në dhomat e zhveshjes së Real Madridit.
Në veçanti, bëhet fjalë për episodin e “spiunit”, personin që dyshohej se nxirrte në media formacionet, taktikat dhe informacionet e brendshme të skuadrës. Mourinho dyshonte se dikush nga brenda klubit po ua transmetonte sekretet gazetarëve.
Iker Casillas kujton shpërthimin e trajnerit portugez: “U çmend. Na thirri të gjithëve, na tha gjithçka. Na tha se ishim fajtorë për gjithçka”.
Edhe Marcelo e përshkroi Mourinhon si tepër të zemëruar, pasi një informacion që e dinin vetëm njerëzit brenda skuadrës kishte përfunduar në media.
Ndërkohë, asistenti Rui Faria zbuloi: “E dinim kush ishte spiuni, ishim pothuajse të sigurt. Në fund të fundit, gjithçka e brendshme në klub përfundonte nëpër gazeta”.
Mourinho zbulon çfarë ndodhi me Casillas: Mendërisht ishte shumë keq, lojtarë të llastuar…