Wednesday, 12. August 2026
Sport

Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, Shqipëria U-21 nis aventurën më 22 gusht ndaj Italisë

GS 12/08/2026 2 Min. Lesezeit

Kombëtarja shqiptare U-21 po përgatitet për një tjetër sfidë të rëndësishme ndërkombëtare. Kuqezinjtë do të marrin pjesë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, që zhvillohen në Itali.

Shqipëria është pjesë e Grupit B, së bashku me Italinë, Kosovën dhe Algjerinë, ndërsa tashmë është përcaktuar edhe kalendari i ndeshjeve të fazës së grupeve.

Aventura e kuqezinjve do të nisë më 22 gusht, me një përballje prestigjioze ndaj Italisë. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Ettore Giardiniero”, në Leçe, në orën 21:00.

Vetëm dy ditë më vonë, më 24 gusht, Shqipëria do të zbresë sërish në fushë, këtë herë ndaj Kosovës. Sfida do të zhvillohet po në stadiumin “Ettore Giardiniero”, në orën 21:00. Ndeshja e tretë dhe e fundit e fazës së grupeve do të jetë ajo ndaj Algjerisë, më 26 gusht. Përballja do të luhet në stadiumin “Giovanni Paolo II”, në orën 21:00.

Me tri ndeshje në harkun e vetëm pesë ditëve, Kombëtarja U-21 do të ketë përpara një program intensiv dhe me përballje të rëndësishme, në një kompeticion që ofron një tjetër mundësi për futbollistët e rinj shqiptarë për të fituar eksperiencë dhe për të treguar vlerat e tyre në arenën ndërkombëtare.

Pas përfundimit të fazës së grupeve, dy skuadrat më të mira të Grupit B do të avancojnë në gjysmëfinale.

Teilen: