Skuadra e Barcelonës ka bërë ofertë të re për shërbimet e mesfushorit të Spanjës, Rodri.
Mësohet se Barcelona i ka ofruar Manchester Cityt 60 milionë euro për kartonin e Rodrit, por skuadra angleze po kërkon të paktën 80 milionë euro për ta lënë të lirë mesfushorin.
Përkundër kësaj distance në ofertë, te Barcelona ka optimizëm se do të arrijnë marrëveshje me Cityn për transferimin e Rodrit brenda këtij muaji.
Në fakt, Rodri ka zgjedhur Barcelonën për të vazhduar karrierën dhe tashmë ka njoftuar Cityn për vendimin e tij.
Rodri që ka kontratë me Cityn deri në vitin e ardhshëm ishte edhe pranë kalimit te Real Madridi por gjithçka dështoi në momentet e fundit.
Kapiteni i Kombëtares së Spanjës me padurim po e pret kthimin në La Liga, saktësisht te skuadra e Barcelonës.