Wednesday, 12. August 2026
Sport

Allegri kërkon partner për Rrahmanin

GS 12/08/2026 1 Min. Lesezeit

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani pritet të jetë mbrojtësi kryesor i Napolit në sezonin 2026/27, kanë raportuar mediumet italiane të mërkurën.

Trajneri i ri i Napolit, Massimiliano Allegri ka besim të madh në Rrahmanin, i cili do të vazhdojë të jetë titullar i padiskutueshëm në ekip.

Në fakt, Allegri ka besim të madh te Rrahmani që tashmë është shndërruar në lider të Napolit dhe pati paraqitje të mira në duelet miqësore.

Megjithatë, Allegri e ka një dilemë sa i përket Rrahmanit, pasi nuk e ka gjetur ende partnerin e tij ideal në qendër të mbrojtjes.

Kështu që, mbetet të shihet nëse Napoli do të blejë ndonjë mbrojtës apo Allegri do ta vendos ndonjërin prej lojtarëve aktual të jetë partner i Rrahmanit në sezonin 2026/27.

Rrahmani ka fituar dy tituj kampioni me Napolin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2020 nga skuadra e Veronas.

Teilen: