Wednesday, 12. August 2026
Sport

Europa League në RTSH/ Egnatia kërkon përmbysjen ndaj Shamrock Rovers, të enjten sfida e kthimit në “Arena Egnatia”

GS 12/08/2026 1 Min. Lesezeit

Egnatia do të luajë të enjten ndeshjen e kthimit të raundit të tretë të UEFA Europa League, teksa do të presë në shtëpi skuadrën irlandeze të Shamrock Rovers.

Pas humbjes 3-1 në transfertë në ndeshjen e parë, skuadra e drejtuar nga Nevil Dede do të kërkojë përmbysjen e rezultatit përpara tifozëve të saj dhe kualifikimin në raundin tjetër të kompeticionit.

Sfida e kthimit do të zhvillohet më 13 gusht, në stadiumin “Arena Egnatia”, në orën 21:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH.

Në përballjen e parë në Irlandë, Egnatia reagoi pas avantazhit të vendasve, duke barazuar rezultatin në pjesën e parë me Jaime, por Shamrock Rovers arriti të shënojë dy herë në pjesën e dytë dhe të marrë fitoren 3-1.

Tashmë, kampionët e Shqipërisë kanë 90 minuta përpara për të ndryshuar fatin e kësaj përballjeje.

Teilen: