Wednesday, 12. August 2026
Sport

PSG fiton Superkupën e Europës

GS 12/08/2026 1 Min. Lesezeit

Në “Red Bull Arena” në Salzburg është zhvilluar mbrëmjen e sotme Superkupa e Europës, trofeu i parë i sezonit në “kontinentin plak”.

PSG, fituesja e Champions League, ka mposhtur me rezultatin 2-1 Aston Villën (fituesen e Europa League) në finalen e parë të sezonit.

Kvaratskhelia zhbllokoi ndeshjen në pjesën e parë, duke shënuar një gol shumë të bukur. Anglezët barazojnë me Madjo, në fundin e pjesës së parë.

Francezët kalojnë në avantazh sërish në pjesën e dytë me Doue, që shënon golin që vulosi fatin e kësaj finaleje.

Parisienët fitojnë për të dytin vit radhazi Superkupën e Europës.

Teilen: