“Kur të kërkon një ekip si Juventus është shumë e vështirë të thuash jo. Ata janë një nga klubet më të mëdha në botë dhe jam shumë krenar që vesh këtë fanellë dhe kam besimin e klubit. Kjo është shumë e rëndësishme për mua.”
Kerim Alajbegoviç, sulmuesi 19-vjeçar boshnjak që erdhi nga Bayer Leverkusen për 35 milionë euro plus një tarifë rishitjeje prej 10%, sapo ka bërë hapat e tij të parë në botën e futbollit me ëndrra të mëdha.
Tifozët e Juventus ëndërrojnë për të në fushë bashkë me Yildiz, për të cilin boshnjaku shprehet: “Kenan është një lojtar i klasit të parë dhe gjithashtu një person fantastik. Ai më ka ndihmuar shumë”.
“Ne flasim të njëjtën gjuhë, gjermanisht, dhe kjo është e rëndësishme për mua. Mezi presim të luajmë dhe të punojmë së bashku për të ndihmuar ekipin dhe për ta çuar Juventus në majë“, tha Alajbegoviç për “Tuttosport”.
Në fund, një koment për trajnerin Spalletti: “Trajneri është vërtet i mirë, mund ta shihni këtë në stërvitje. Ai gjithmonë dëshiron më të mirën, dëshiron përsosmëri, punon shumë. Për mua, ai është një trajner i klasit të parë dhe jam i lumtur që punoj me të.”