Thursday, 13. August 2026
Sport

FFK zyrtarizon orarin e Superligës

GS 13/08/2026 1 Min. Lesezeit

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), të enjten ka zyrtarizuar orarin e xhiros së parë të sezonit 2026/27 në Superligën e Kosovës.

Xhiro nis të premten dhe mbyllet të dielën në mbrëmje, ku janë pesë ndeshje në program.

Ndeshja hapëse e xhiros së parë, është ajo ndërmjet Feronikelit ’74 dhe Gjilanit, e cila zhvillohet në Drenas dhe nis në orën 16:30.

Prej orës 16:30, do të startojnë edhe dy ndeshjet që luhen të shtunën, Drenica – Dukagjini që zhvillohet në Skënderaj dhe Vushtrria – Malisheva në kampin nacional të FFK-së në Hajvali.

Edhe të dielën, do të luhen dy ndeshje dhe që të dyja cilësohen si përballje derbi pasi pritet të jenë tejet interesante.

Në Gjilan, skuadra e Dritës e pret Llapin në ndeshjen që nis nga ora 16:30 kurse xhiroja mbyllet në mbrëmje me përballjen në kryeqytet.

Prej orës 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, skuadra e Prishtinës do të luaj kundër Ballkanit të Suharekës.

Teilen: