Thursday, 13. August 2026
Sport

Trajnerët spanjollë poshtojnë Europën, janë atë më të mirët për vitin 2026

GS 13/08/2026 1 Min. Lesezeit

Ndeshja e parë zyrtare e sezonit të ri ka konfirmuar trendin e vitit të kaluar (edhe të Botërorit). PSG e Luis Enrique fitoi Superkupën e Europës kundër Aston Villa të Unai Emery, që kishte fituar Europa League.

Trajneri spanjoll i PSG-së, në ndeshjen e fundit të sezonit të shkuar triumfoi në Champions League kundër Arsenalit të Mikel Artetës, që fitoi titullin kampion në Premier League. Triumfi i Luis Enrique shenjtëroi dominimin e trajnerëve iberikë në botën e futbollit.

Është koha e trajnerëve spanjollë, të cilët po tregojnë me shifra se janë vërtet më të mirët e momentit. Ata kanë kaluar tashmë trajnerët italianë sa u takon trofeve europianë të fituar. Janë 47 trife të fituar nga 20 trajnerë spanjollë të ndryshëm, karshi 43 trofeve të marrë nga 18 trajnerë italianë.

Teilen: