Friday, 14. August 2026
Sport

Duka përshëndet sukseset e Dinamos dhe Egnatias: Natë e madhe për futbollin shqiptar!

GS 14/08/2026 2 Min. Lesezeit

Mes reagimeve të shumta pas kualifikimeve europiane të Dinamos dhe Egnatias, ishte edhe ai i presidentit të FSHF-së, Armand Duka. Kampionët në fuqi të Egnatias kanë shkuar në Play-off-in e Europa League dhe kanë siguruar grupet e Conference League, kurse kryeqytetasit kanë shkuar në Play-off-in e Conference League.

Në një postim në faqen e tij zyrtare, kreu i FSHF-së i konsideron këto arritje dhe një natë të madhe për futbollin shqiptar. Sepse nga këto suksese përfiton edhe kampionati ynë, duke iu rritur koeficienti, përveçse është një reklamë shumë e mirë në arenën ndërkombëtare.

“Dy përmbysje spektakolare dhe dy kualifikime historike në Play-off-et europiane! Urime Dinamo City për fitoren 4-0 ndaj Audas dhe kalimin në Play-off të UEFA Conference League, si dhe Egnatias për triumfin 5-1 ndaj Shamrock Rovers dhe kualifikimin në Play-off të UEFA Europa League.

Egnatia ka siguruar tashmë fazën e grupeve të Conference League, duke shkruar një tjetër faqe të artë për klubin dhe futbollin shqiptar! Tani, të gjithë sytë te sfidat e fundit! Suksese Dinamos dhe Egnatias në aventurën europiane!” – shkruan Duka.

Për herë të dytë në histori do të kemi një skuadër shqiptare në fazën e grupeve të një kompeticioni europian. Pas Skënderbeut dy herë në grupet e Europa League, është Egnatia që po shkruan një faqet të artë të saj dhe të futbollit shqiptar.

 

Teilen: