Friday, 14. August 2026
Futboll

Myrto Ozuni shkëlqen sërish, realizon gol të jashtëzakonshëm e më pas nuk gabon nga penalltia

GS 14/08/2026 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi shqiptar Myrto Ozuni ka shkëlqyer sërish me skuadrën e tij të Austin FC në MLS, duke qenë këtë herë protagonist në kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Amerikës.

Ozuni realizoi një gol të jashtëzakonshëm në minutën e 67-të, me një parabolë nga një pozicion i prirët në hyrje të zonës. Gol që barazoi shifrat në 1-1 ndaj CF America dhe dërguar ndeshjen në penallti.

Edhe nga pika e bardhë, Ozuni nuk gaboi, duke ndihmuar ekipin e tij të kualifikohet më tej. Austin FC i realizoi të gjitha penalltitë dhe avancon në çerekfinale pas triumfit 6-5 nga pika e bardhë.

Ozuni po kalon një moment shumë të mirë në Amerikë, teksa një javë më parë ishte protagonist me një trigolësh.

https://www.facebook.com/reel/1026723183536192

Teilen: