Friday, 14. August 2026
Sport

Barcelona përgatit ofertën e tretë për Rodrin, synon marrëveshjen me Man Cityn

GS 14/08/2026 1 Min. Lesezeit

Barcelona nuk po heq dorë nga transferimi i Rodrit nga Manchester City dhe është gati të paraqesë ofertën e tretë për mesfushorin spanjoll.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, dy ofertat e mëparshme të Barcelonës, prej 50 dhe 60 milionë eurosh, janë refuzuar nga Manchester City.

Tash, klubi katalanas pritet të rikthehet me një propozim të ri, që synon të jetë në gjysmë të rrugës mes 60 dhe 80 milionë eurove, shifër kjo e kërkuar nga City për lirimin e Rodrit.

Gazetari Romano raporton se Barcelona dhe kampi i Rodrit mbeten optimistë për arritjen e një marrëveshjeje mes dy klubeve, e cila do t’i hapte rrugë finalizimit të transferimit.

Rodri është një nga objektivat kryesorë të Barcelonës këtë verë, ndërsa negociatat me Manchester Cityn pritet të vazhdojnë në ditët në vijim.

Teilen: