Trajneri i Liverpool, Andoni Iraola, ka thënë se skuadra e tij po vuan për të ruajtur nivelin e kërkuar të fitnesit për të garuar për 90 minuta. Deklaratë që vjen pas dy humbve radhazi që “reds” kanë pësuar ndaj Monaco dhe Leeds në ndeshjet parasezonale.
Duke folur për mediat, ai sqaroi se skuadra aktualisht nuk është në gjendje të mbajë nivelin që ai pret. “Mendoj se luajtëm shumë mirë në pjesën e parë ndaj Monaco, por tani nuk kemi shumë më tepër në aspektin e nivelit të kërkuar për të luajtur kështu 90 minuta“, tha Iraola.
Duke folur për faktin se disa lojtarë të nivelit të lartë luajtën minutat e tyre të para në ndeshjen parasezonale në këtë ndeshje, Iraola tha: “Mendoj se ishin në nivele të ndryshme, por kryesisht ishin në një pozicion të mirë. Ata që ishin në ndeshjen e tyre të parë apo edhe ata që ishin ndeshja e tyre e dytë, kishin energji”.
“Problemi është se tani ndoshta nuk kanë energji për 90 minuta dhe fillojnë të lodhen. Do të duhet kohë me ta, na duhet më shumë stërvitje me ta”, shtoi spanjolli. Liverpool është goditur me një numër dëmtimesh në ndeshjet parasezonale, veçanërisht në mbrojtje.
Së fundi në ekip ka mbërritur mbrojtësi Ronald Araújo, që pritet të debutojë në miqësoren e fundit. Liverpool do të përballet me Comon në ndeshjen e tyre të fundit parasezonale përpara se të nisë sezonin e ri të Premier League kundër Newcastle më 23 gusht.