Nuk ka kthim në Abissnet Superiore për Kevin Dodajn. Ish-sulmuesi i Vllaznisë, pas largimit nga CSKA-ja e Sofjes, është transferuar në Poloni, ku është zyrtarizuar nga skuadra e re, Lechia Gdansk, në formë huazimi.
Një tjetër aventurë europiane kjo për futbollistin që spikati në Shqipëri me Vllazninë. Lechia Gdansk kërkon rikthimin në elitën e futbollit polka dhe po investon në merkato. Për Dodajn do të jetë një mundësi e mirë që të tregojë veten dhe për të bërë më aps një hap më lart në karrierë.
“Sulmuesi i majtë, Kevin Dodaj, i është bashkuar Lechia Gdansk. Futbollisti 20-vjeçar vjen në huazim njëvjeçar nga CSKA Sofje. Kontrata përfshin edhe opsionin e blerjes së kartonit të lojtarit”, – shkruan klubi polka në njoftimin për afrimin e Kevin Dodajt.