Friday, 14. August 2026
Sport

Muja mbetet në Belgjikë, Saint-Truidense e blen përfundimisht kartonin e tij

GS 14/08/2026 1 Min. Lesezeit

Arbnor Muja do të jetë përfundimisht lojtar i Sint-Truidenses.

Klubi belg, vendosi që ta bënte të përhershme huazimin e tij nga Samsunspori teksa kishte bindur me performancat e tij gjatë sezonit që lamë pas.

Ylli kuqezi, kishte luajtur në 28 ndeshje në kampionatin belg dhe në kupë, ku shënoi plot 6 gola dhe 2 asistime.

Ai pritet që të luaj sonte në ndeshjen e parë ndaj skuadrës së Cercle Brugges.

Teilen: