Friday, 14. August 2026
Sport

Të dielën prezantohet ekipi i Kosovës për Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

GS 14/08/2026 1 Min. Lesezeit

Kanë mbetur edhe një javë deri në hapjen e Lojërave Mesdhetare Taranto 2026, të cilat mbahen prej 21 gusht deri më 3 shtator në qytetin e Tarantos në Itali.
Ekipi i Kosovës do të përfaqësohet me numër rekord prej 163 sportistësh, të 21 sporteve të ndryshme.
Ekipi i Kosovës do të prezantohet më 16 gusht në ceremoninë e cila do të mbahet në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Ceremonia nis në ora 18:00.
Në Taranto do të bëhet edhe dorëzimi i flamurit për Kosovën, si mikpritëse e ardhshme e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Teilen: