Friday, 14. August 2026
Sport

Barcelona përgatit ofertën e tretë për Rodrin

GS 14/08/2026 1 Min. Lesezeit

Barcelona është gati të dërgojë ofertën e tretë zyrtare te Manchester City për transferimin e Rodrit.

Katalanasit kanë parë të refuzohen dy ofertat e para, fillimisht një paketë prej 50 milionë eurosh dhe më pas një propozim prej 60 milionë eurosh.

Tash, Barcelona pritet të rikthehet me një ofertë të re, e cila do të jetë në mes të 60 dhe 80 milionë eurove – shuma që City e konsideron si vlerën e dëshiruar për mesfushorin spanjoll.

Në kampin e Barcelonës dhe atë të Rodrit ekziston optimizëm se marrëveshja mund të arrihet mes dy klubeve, duke i hapur rrugë më pas përfundimit të transferimit.

Bisedimet mes Barcelonës dhe Manchester Cityt janë tashmë duke vazhduar, ndërsa oferta e tretë pritet të jetë një hap i rëndësishëm në negociatat për rikthimin e Rodrit në La Liga.

Teilen: