Friday, 14. August 2026
Sport

Ademi: Në Drenas nisi rrugëtimi i ri i Superligës së Kosovës

GS 14/08/2026 1 Min. Lesezeit

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka uruar fillimin e edicionit të ri të Superligës së Kosovës në futboll.

Ademi ka bërë të ditur se edicioni 2026/27 ka nisur në Drenas, duke uruar që kampionati i ri të sjellë rivalitet, spektakël dhe emocione për tifozët, raporton lajmi.net

“Një edicion i ri, emocione, sfida e synime të reja, por e njëjta dashuri e madhe për futbollin tonë”, ka shkruar Ademi.

Ai u ka bërë thirrje tifozëve që të jenë pranë klubeve të tyre dhe të mbushin stadiumet gjatë këtij edicioni.

“Tifozëve u bëj thirrje, ejani në stadiume, qëndroni pranë klubeve tuaja dhe bëhuni pjesë e atmosferës që vetëm futbolli di ta krijojë. Futbolli është më i bukur me tribuna plot!”, ka thënë Ademi.

Kryetari i FFK-së ka uruar që edicioni i ri i Superligës të jetë i suksesshëm dhe me shumë momente emocionuese për futbolldashësit në Kosovë./Lajmi.net/

Teilen: