Siç u raportua javë më parë, Jeff Bezos dhe sipërmarrës të tjerë me famë botërore – përfshirë ish-drejtuesin e Facebook-ut, Eduardo Saverin, dhe familjen Mittal – kanë blerë një pjesë të vogël të aksioneve të Liverpulit nga Fenway Sports Group, i cili mbetet aksionari kryesor.
Deklarata zyrtare është publikuar në faqen e internetit të “të kuqve”:
“Fenway Sports Group (FSG), një kompani globale që operon në fushat e sportit, medias, argëtimit dhe pasurive të paluajtshme, njoftoi sot se ka arritur një marrëveshje përfundimtare për shitjen e një pjese të aksioneve (në pakicë) të Liverpool FC te 1892 Holdings.
Ky i fundit është një konsorcium i drejtuar dhe menaxhuar nga Amit Bhatia, me investime nga vetë Amit Bhatia dhe fondet e familjes Mittal, K5 Sports (një fond global i K5) – ku Jeff Bezos është investitori kryesor – si dhe EE Capital, kompania që menaxhon pasuritë e familjes së Elaine dhe Eduardo Saverin.
Ky investim strategjik mbështet ambiciet për rritje afatgjatë të Liverpool FC, duke bashkuar ekspertë nga sektorët globalë, të teknologjisë dhe të investimeve”.