Friday, 14. August 2026
Sport

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, takohet me zyrtarët FC Dritës dhe SC Gjilanit, premton investime në stadium

GS 14/08/2026 1 Min. Lesezeit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, është takuar me kryesitë e klubeve të futbollit të këtij qyteti, FC Drita dhe SC Gjilani.

Në njoftimin e publikuar në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, Hyseni shkruan se do të bëhen investime në stadiumin ndihmës të këtij qyteti.

“Sot zhvilluam takime të rëndësishme me krerët e dy klubeve tona të zemrës, FC Drita dhe SC Gjilani. Përveç punës që po bëhet për Stadiumin e Qytetit, bashkë diskutuam për investimet tona të radhës që do të zhvillohen paralelisht. Lajmi i mirë është se po fillojmë me investime kapitale në Stadiumin Ndihmës. Ky projekt përfshin rregullimin e plotë të infrastrukturës përcjellëse dhe vendosjen e reflektorëve modernë, gjë që do të mundësojë që ndeshjet dhe stërvitjet të zhvillohen edhe gjatë natës. Sporti në Gjilan po merr vëmendjen e merituar!”, shkruan Alban Hyseni.

Kujtojmë se puna për nderimin e stadiumit kryesor të qytetit, ka filluar tash e disa vite, por punimet ende nuk kanë përfunduar.

Teilen: