Saturday, 15. August 2026
Sport

Sot dy ndeshje në program në Superligë, vëmendja në Skënderaj dhe Hajvali

GS 15/08/2026 1 Min. Lesezeit

Sot do të luhen edhe dy ndeshje tjera të xhiros së parë në edicionin e ri të Superligës së Kosovës në futboll.

Sezoni i ri nisi dje, me fitoren 1:3 të Gjilanit ndaj Feronikelit 74.

Ndërkohë, sot në Skënderaj, Drenica do të jetë nikoqir i Dukagjinit nga Klina.

Në Hajvali, Vushtrria do të ndeshet me nënkampionen, Malishevën.

Të dyja këto ndeshje nisin nga ora 16:30.

Teilen: