Klubi që ka fituar më shumë tituj në futbollin shqiptar feston sot ditëlindjen. Tirana feston sot 106 vjetorin e themelimit të klubit.
“Koha plak gjithçka.
Përveç atyre pak gjërave që lindin për t’u trashëguar.
Kanë ndryshuar duart që ngritën trofetë,
zërat që mbushën tribunat,
brezat që e deshën.
Por Tirona mbeti.
Ndoshta kjo është përjetësia:
të kalosh nga një zemër në tjetrën.
15.08.1920 — ∞”, shkruhet në postimin e klubit bardheblu në rrjetet sociale.
Teilen: