Një skuadër arbitrash francezë do të vendosë drejtësi në sfidën Egnatia-Lillestrom, e vlefshme për fazën e Play Off-it të Europa League.
Willy Delajod do të jetë gjyqtari kryesor i takimit, ndërsa Erwan Finjean dhe Valentin Évrard do të jenë asistentët e tij. Jérémy Stinat do të jetë gjyqtari i katërt i sfidës.
Ndeshja Egnatia-Lillestrom do të luhet të enjten në orën 19:00 në Rrogozhinë dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.
Teilen: