Nënkampioni i Kosovës, Malisheva, e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në Superligë, duke triumfuar bindshëm ndaj skuadrës së rikthyer në elitë, Vushtrrisë.
Malisheva ka shënuar fitore të thellë me rezultat 1-6, duke treguar që në ndeshjen e parë se synon të jetë një nga skuadrat pretendente për titullin e kampionit, transmeton lajmi.net.
Për skuadrën malishevasit shënuan Dulaj, Uka, i cili realizoi dy herë, Kryeziu, Xhylani dhe Bushaj.
Ndërsa golin e vetëm për Vushtrrinë e realizoi Sahiti.
Me këtë triumf, Malisheva arkëton tri pikët e para dhe për momentin merr kreun e tabelës së Superligës./lajmi.net/
Teilen: