Saturday, 15. August 2026
Sport

Nuk ka fitues në “Selman Stërmasi”, Tirana dhe Laçi ndahen në paqe

GS 15/08/2026 1 Min. Lesezeit

Është mbyllur në barazim 2-2 miqësorja mes Tiranës dhe Laçit, që u luajt pasditen e sotme në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Bardheblutë mbyllin pjesën e parë në avantazh falë golit të shënuar nga Kis. Kurbinasit reagojnë në pjesën e dytë, duke barazuar shifrat me Stafën.

Xhixha rikthehen në avantazh Tiranën, por Kalaj u prish festën bardhebluve, duke shënuar golin e barazimit në minutat e fundit të takimit.

Mbyllet në barazim 2-2 miqësorja mes Tiranës dhe Laçit.

Teilen: