Sunday, 16. August 2026
Sport

Trabzonspor konfirmon dëmtimin e Muçit dhe zbulon diagnozën

GS 16/08/2026 1 Min. Lesezeit

Shefi i stafit mjekësor i Trabzonsporit, Prof. Dr. Ahmet Beşîr, bëri me dije diagnozën e dëmtimit më të fundit të Ernest Muçit.

Sipas Beşîr: “Ernest Muçi i është nënshtruar një ekzaminimi të hollësishëm pasi ankoi dhimbje në pjesën e përparme të kofshës së majtë gjatë stërvitjes. Pas kontrolloeve u zbulua një hemorragji dhe edemë për shkak të tendosjes në pjesën e sipërme të grupit të muskujve të pjesës së përparme të kofshës. Ekipi ynë mjekësor ka filluar trajtimin për lojtarin tonë”.

Në komunikatë nuk thuhet për datat e rikuperimit të lojtarit.

Teilen: