Sunday, 16. August 2026
Sport

Fenerbahçe mohon interesimin për Gittens: Lajme të fabrikuara

GS 16/08/2026 2 Min. Lesezeit

Fenerbahçe ka mohuar kategorikisht raportimet se klubi turk po interesohet për transferimin e sulmuesit të krahut të Chelsea, Jamie Gittens.

Klubi turk ka reaguar ashpër ndaj lajmeve të publikuara së fundmi, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe si tentativa për të krijuar agjenda artificiale rreth transferimeve të klubit.

Gittens iu bashkua Chelsea-t në korrik të vitit 2025, pasi londinezët e transferuan nga Borussia Dortmund për rreth 48.5 milionë paund, me 3.5 milionë të tjera në formë bonusesh. 22-vjeçari nënshkroi kontratë që e mban në “Stamford Bridge” deri në vitin 2032.

Megjithatë, aventura e tij në Londër nuk ka nisur në mënyrën më të mirë. Në 27 paraqitje, Gittens ka realizuar vetëm një gol dhe ka dhënë pesë asistime, ndërsa një dëmtim në muskul e ka penguar të ketë vazhdimësi.

Fenerbahçe reagoi publikisht ndaj raportimeve për Gittens, duke u bërë thirrje tifozëve që të mos u besojnë lajmeve të tilla.

Klubi turk theksoi se nuk ka pasur interesim për lojtarin e Chelsea-t dhe se raportimet për një transferim të mundshëm nuk pasqyrojnë realitetin.

Në deklaratën e klubit thuhet se lajmet e rreme dhe “agjendat e krijuara artificialisht” nuk do të ndikojnë në Fenerbahçe, ndërsa tifozëve iu kërkua të marrin për bazë vetëm njoftimet e publikuara në kanalet zyrtare të klubit.

Nga ana tjetër, Gittens synon të lërë pas periudhën e vështirë dhe të tregojë potencialin e tij te Chelsea.

Pas rikuperimit nga lëndimi në muskul, anglezi ka bërë të ditur se ndihet shumë më mirë dhe se objektivi i tij është të fitojë më shumë minuta, të punojë maksimalisht në stërvitje dhe të japë versionin e tij më të mirë.

22-vjeçari e pranon se deri tani ka treguar vetëm momente të potencialit të tij, ndaj sezoni i ri shihet si një mundësi për të dëshmuar se transferimi i tij te Chelsea ishte një investim i merituar.

Teilen: