Sunday, 16. August 2026
Sport

Arsenal e nis me gol finalen e Community Shield

GS 16/08/2026 1 Min. Lesezeit

Arsenal ka kaluar në epërsi 1-0 ndaj Manchester Cityt që në minutën e parë të finales së FA Community Shield që po zhvillohet në Principality Stadium.

Ishte mbrojtësi italian Riccardo Calafiori ai që shënoi pas një asistimi fantastik nga Myles Lewis-Skelly, duke dërguar topin në këndin e poshtëm të majtë të portës.

Goli i shpejtë i dha avantazhin e menjëhershëm “Gunners” në duelin ndaj kampionëve të Cityt. Rezultati aktual në pjesën e parë është 1-0 për Arsenalin.

Teilen: