Janë publikuar pamje të reja të gjyqtarit të finales së Kupës së Botës, i cili i lutet Lionel Messi-t për të “kontrolluar” Leandro Paredes-in përpara shpërthimit të tij të dhunshëm në fund të ndeshjes.
Tani, është zbuluar se gjyqtari slloven, Slavko Vinçiç, i ka kërkuar kapitenit të Argjentinës, Messi-t, gjatë ndeshjes që të kontrollonte një nga kokat më të nxehta të futbollit.
Në pamjet e shpërndara nga kamera e gjyqtarit, Vincic dëgjohet duke thënë: “Messi, kontrollo Paredes-in. Nuk dua… e ka një të verdhë. Kontrolloje të lutem. Gjithmonë!”. A.V.
Teilen: