Monday, 17. August 2026
Sport

PSG nuk është e pathyeshme, Superkupa e Francës shkon për Lens

GS 17/08/2026 2 Min. Lesezeit

 

Ndeshja u vendos nga një gol me fat i Thauvin. Dominimi i skuadrës së Luis Enrique nuk mjaftoi, kundërshtari rezistoi edhe me 10 vetë.

Nuk ka triumf këtë herë, PSG nuk është e pathyeshme. Kampionët e Europës kanë humbur trofeun e parë të sezonit francez, Superkupën, që është fituar nga Lens. Ndeshja u vendos nga një gol i Thauvin dhe duhet theksuar se rezultati 1-0 ishte pasojë e sjelljes në fushë të një skuadre që sezonin e fundit kishte sfiduar PSG-në. Lens nuk ra në panik as kur mbeti me 10 vetë në fundin e pjesës së parë.

“Nuk ishim konkretë para portës, – tha pas ndeshjes Vitinha, mjaft i zhgënjyer. – Ne dominuam dhe ata shënuan një gol me fat”. Të njëjtin mendim kishte edhe trajneri i PSG-së, Luis Enrique.

Goli që i dha Lens-it trofeun në fakt erdhi nga i vetmi rast që kjo skuadër krijoi në pjesën e parë. PSG ishte agresive dhe luajti me intensitet edhe më të lartë se në finalen e Superkupës europiane, por që nuk mjaftoi. Thauvin, me shiritin e kapitenit në krah, realizoi pas një pasimi diagonal nga e majta të Udol, që ndoshta donte të gjuante. Numri 10 i Lens, i harruar nga Digne, dërgoi topin në rrjetë.

PSG krijoi disa raste me Kvaratskhelia dhe Doué, që goditi edhe traversën. Me karton të kuq u ndëshkua 18-vjeçari Antonio, pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj Akliouche. PSG e çoi kontrollin e topit deri në 77%, por Lens sakrifikoi dhe në fund ia doli të fitonte trofeun, duke marrë hak për finalen e humbur në 1998-ën.

Teilen: