Monday, 17. August 2026
Sport

Gattuso me start horror në Romë, kompanitë e basteve e konsiderojnë të “ikur”

GS 17/08/2026 2 Min. Lesezeit

Lazio e Gattuso me eliminin nga turi i parë i Kupës së Italisë tashmë bën pjesën në grupin e 12 skuadrave të Serie A të cilat i kanë dhënë lamtumirën kompeticionit që në start.

Humbja përballlë Mantova-s do të mbetet përgjithmonë në “CV”-në e Gattuso-s, i cili mori drejtimin e ekipit finalist të edicionit të kaluar të Kupës së Italisë vetëm pak muaj më parë.

Mediet iataliane tregojnë se për trajnerin italian eksperienca në kryeqytet mund të jetë e shkurtër pasi në këtë drejtim një sinjal i fortë vjen nga kompanitë e basteve, të cilat kanë kuotuar me një koefiçent të ulët shkarkimin e tij nga detyra brenda 25 dhjetorit të këtij viti. Për ata që vendosin bast për largimin e teknikut brenda datës në fjalë kompanitë e basteve japin 5-fishin e shumës së luajtur.

Një tjetër sinjal negativ Lazio e mori edhe nga tifozët, të cilët e kanë braktisur plotësisht ekipin e tyre të zemrës. Mbrëmjen e kaluar në “Olimpico” ishin prezent vetëm 5.528 spektatorë ndërsa u vu re edhe mungesa e shkakut të këtij bojkoti masiv. Presidenti Lottio nuk asistoi në ndeshjen me Mantova-n pasi ishte me pushime në Cortina…

Teilen: