Monday, 17. August 2026
Sport

Monza insiston për Asllanin

GS 17/08/2026 1 Min. Lesezeit

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Interi këtë javë por jo edhe nga kampionati italian.

Asllani pritet ta bartë fanellën e skuadrës tjetër nga Serie A, Monza, e cila po insiston për shërbimet e tij.

Thuhet se klubet janë në negociata dhe mbetet të shihet nëse do të arrihet marrëveshja për shitjen e përhershme të Asllanit apo huazimin e tij.

Tek Interi po preferojnë ta shesin Asllanin, duke kërkuar rreth 10 milionë euro për kartonin e tij pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Christian Chivu.

Asllani ka kontratë me Interin deri në vitin 2028, ndërsa sezonin e shkuar ishte i huazuar te dy klube dhe atë në kampionate të ndryshme.

Në pjesën e parë të sezonit luajti te Torino, ndërsa në të dytën ishte pjesë e Beshiktashit në Turqi.

Në fund, Asllani u rikthye tek Interi pasi asnjëra prej skuadrave ku ishte i huazuar nuk dëshiruan të shfrytëzojnë opsionin e blerjes së tij.

Teilen: