Rreth 25 minuta pas vërshëllimës së fundit në miqësoren mes Schalke 04 dhe Real Madrid tre burra hynë me forcë në zonën e sigurisë përpara dhomës së zhveshjes së lojtarëve, një zonë ku normalisht kanë akses vetëm lojtarët, trajnerët, stafi i ekipeve dhe gazetarët.
Atje, ata u identifikuan si “kushërinj” të yllit të Real Madridit, Arda Güler, dhe kërkuan me zë të lartë të hynin në dhomat e zhveshjes.
I gjithë incidenti thuhet se zgjati rreth dhjetë minuta përpara se një anëtar i stafit të FC Schalke 04 të kërkonte prej tre personave nëse ishin të akredituar për të qëndruar në atë zonë. Situata më pas thuhet se u përshkallëzua.
Sipas medieve gjermane, tre burrat e fyen dhe e kërcënuan me zë të lartë punonjësen e Schalke 04. “Ajo grua e moshuar nuk është mendërisht e shëndoshë, i ka dalë një vidë. Zhduku! Zhduku! Mos na fol! Nëse na prek edhe një asistent, do të shihni çfarë ndodh”, mësohet të kenë thënë tri personat.
Ajo u godit gjithashtu në krah kur u përpoq t’i fotografonte, ndoshta për të filluar proceduar për t’u ndaluar hyrjen në stadium në të ardhmen. Më pas punonjësit e sigurosë ndërhynë duke larguar nga stadiumi tri personat, të cilët ishin të tërbuar me atë çfarë u ndodhi.