Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valmir Matoshi është pranë largimit nga futbolli zviceran për t’u zhvendosur në atë austriak.
Raportohet se Thuni dhe Sturmi, kanë nisur edhe zyrtarisht negociatat për transferimin e Matoshit.
Madje, thuhet se Sturmi tashmë ka marrëveshje personale me Matoshin dhe po negocion me Thunin për të realizuar këtë lëvizje pasi vet futbollisti ka shprehur dëshirë ti bashkohet ekipit nga Austria.
Matoshi është pajtuar me kontratë katërvjeçare te Sturmi, i cili është gati të paguajë rreth 1 milion euro për kartonin e tij.
Ai ka kontratë me Thunin deri në vitin e ardhshëm kurse ka debutuar me ekipin e parë në vitin 2011.
Me fanellën e Kosovës, Matoshi ka regjistruar dy paraqitje dhe ka shënuar 1 gol për “Dardanët”.