Monday, 17. August 2026
Sport

Lamtumira e Gjimshitit nga Atalanta

GS 17/08/2026 1 Min. Lesezeit

Berat Gjimshiti, përfundimisht është përshëndetur nga skuadra e Atalantas për ta filluar aventurën në Arabinë Saudite.

Mbrojtësi Gjimshiti është larguar nga Atalanta tek Al-Diriyah për 3 milionë euro kurse klubi nga Serie A, ka falënderuar për gjithçka kapitenin.

Në fakt, Atalanta ka kujtuar 334 paraqitjet e Gjimshitit në të gjitha garat, si dhe triumfin në Ligën e Evropës.

Në anën tjetër, Gjimshiti në një intervistë për faqen zyrtare të klubit, ka thënë se Atalanta është shtëpia e tij.

Ai ka falënderuar të gjithë në klub dhe tifozët për përkrahjen që i kanë dhënë gjatë këtyre viteve sa ishte pjesë e Atalantas.

Gjimshiti ka thënë se tek Atalanta dëshiron të kujtohet si lojtar që ka dhënë gjithçka në fushë.

Teilen: