Mesfushori i Prishtinës, Albin Krasniqi është shpallur lojtari më i mirë i xhiros së parë në Superligën e Kosovës në futboll.
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka bërë të ditur të hënën se Krasniqi e ka fituar çmimin “Ylli i Javës” që ndahet për lojtarin më të mirë pas çdo xhiroje.
Kështu që, FFK edhe në sezonin e ri do të vazhdojë me ndarjen e këtij çmimi edhe në sezonin e ri kurse Krasniqi ishte më i dalluari i xhiros së parë.
Krasniqi pati paraqitje fantastike në fitoren e Prishtinës në derbin ndaj Ballkanit me rezultatin 4:2, duke realizuar dy gola.
Vlerësimin për çmimin “Ylli i Javës”, si zakonisht e ka bërë Komisioni i Veteranëve të Futbollit.
Teilen: