Bayern ka filluar të mendojë që tani për zëvendësuesin ideal të Harry Kane. Kontrata aktuale e anglezit skadon në qershor të vitit të ardhshëm, por klubi bavarez po punon për të rinovuar me të deri në vitin 2029.
Në anën tjetër, Bayern ka dhe një plan B, një zëvendësues të denjë për Harry Kane, gjithmonë nëse anglezi nuk rinovon dhe largohet verën e ardhshme.
Sipas Bild, dëshira e madhe e bavarezëve është Erling Haaland, sulmuesi norvegjez i i Manchester City. Haaland është nën kontratë afatgjatë me Manchester City-n deri në vitin 2034 dhe ka një vlerë në treg mbi 220 milionë euro.
Sigurisht që nënshrkimi me norvegjezin do të ishte një operacion tejet i vështirë dhe do të donte një sakrificë të madhe ekonomike, por Bayern është një klubet me financa të shëndosha, që mund t’i lejojë vetes edhe një transferim të tillë si ai i Haaland.