Tuesday, 18. August 2026
Futboll

Inter mbyll marrëveshjen e fundit, Liverpool ul çmimin e lojtarit që zikaltërit e kërkojnë prej javësh

GS 18/08/2026 1 Min. Lesezeit

Një nënshkrim i fundit i planifikuar do të kryhet ditët në vijim për Inter. Bëhet fjalë për Curtis Jones, lojtarin e Liverpool, që nuk do të jetë pjesë e “reds” sezonin e ri.

Klubi zikaltër ka kohë që diskuton me skuadrën angleze për Jones, që nuk gjenin një marrëveshje për shkak të çmimit. Por, duket se “reds” po ulin kërkesat e tyre për mesfushorin, kontrata e të cilit skadon pas një viti.

Tarifa fillestare prej 40 milionë eurosh nuk u mor kurrë në konsideratë nga drejtuesit e Inter, një kërkesë e konsideruar e tepruar jo për shkak të vlerës së lojtarit, por për shkak të situatës së tij kontraktuale.

Inter është i vendosur të paraqesë një ofertë prej 30 milionë eurosh plus bonuse, pothuajse identike me atë që rrëmbeu Spence nga Tottenham. Kështu, zikaltërit janë gati ta përsërisin operacionin, të sigurt për një tjetër sukses.

Teilen: