Kampionia e Kosovës në futboll, Drita ka dhënë një njoftim të rëndësishëm në prag të ndeshjes së parë të “play-offit” të Ligës së Konferencës ndaj Inter d’Escaldes të Andorrës.
Klubi nga Gjilani ka njoftuar se biletat për këtë përballje që zhvillohet në Prishtinë do të dalin në shitje të martën (sot) nga ora 17:00 në dy pika të qytetit.
Krahas shitjes së biletave në Gjilan, Drita ka bërë të ditur se ato do të mund të blihen edhe në Prishtinë por në ditën e ndeshjes dhe atë në tri pika te stadiumi “Fadil Vokrri”.
Ndeshja Drita – Inter d’Escaldes, zhvillohet të enjten nga ora 20:00 dhe është e para e fazës “play-off” të Ligës së Konferencës pasi e dyta luhet javën tjetër në Andorrë.
Sa i përket çmimit të biletave për ta përcjellë këtë ndeshje nga tribunat, ato janë 3 euro në verë, 5 euro në lindje, 10 në perëndim dhe 20 euro kushton bileta VIP.