Tuesday, 18. August 2026
Sport

Simeone mbyll çështjen “Julián Álvarez”: Pronari i klubit ishte i vendosur, nuk lëviz që ketëj!

GS 18/08/2026 1 Min. Lesezeit

Diego Pablo Simeone u shfaq para gazetarëve në “Riyadh Air Metropolitano” për të mbajtur konferencëën e parë për shtyp në vigjilje të ndeshjes së parë të sezonit të ri në La Liga. Zërat e merkatos morën një pjesë të madhe të kohës edhe pse për trajnerin rëndësi të veçantë kishte fokusi në ndeshjen me Malaga-n.

Qendra e projektit – “Edhe sot them atë që ju komunikova në Kore. Unë kujdesem për anën sportive. Po flisnim siç bëjmë gjithmonë dhe e kuptoj që atij i duhet ende pak më shumë kohë për të qenë në formën më të mirë për të dielën. Ai ka nevojë për më shumë stërvitje. Ai është lojtari ynë më i mirë dhe ne do të përpiqemi të ndërtojmë një ekip rreth tij, duke pasur parasysh moshën e tij”.

Nuk lëviz – “Miguel Ángel është pronari i klubit. Nuk ka askush më lart se ai në vendimmarrje, kjo është krejtësisht e qartë. Është si kur një gjyqtar jep një dënim: ‘Nuk ka çështje për të diskutuar’”.

Teilen: