Sulmuesi Muhamet Hyseni ka bërë një lëvizje në karrierë, duke u zhvendosur në Rumani.
Ai të martën është prezantuar te skuadra elitare e Rumanisë, Farul Constanta që ka arritur marrëveshje me Horsensin e Danimarkës për transferimin e tij.
Hyseni, tashmë i është bashkuar ekipit rumun pasi ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe ka firmosur kontratën.
Në prezantimin e tij, Hyseni ka thënë se është i lumtur që i bashkohet kësaj skuadre, me të cilën shpreson që të shënojë sa më shumë gola në këtë sezon.
Hyseni sezonin e shkuar ishte i huazuar te Llapi kurse te Horsensi ishte transferuar pikërisht nga skuadra llapjane në vitin 2024.
Në 32 ndeshje kishte shënuar 12 gola në Superligë kurse në sezonin 2023/24 ishte shpallur golashënuesi më i mirë me 26 gola të realizuar.
Në Kosovë, Hyseni ka bërë karrierë edhe te Malisheva e Feronikeli kurse për Kombëtaren e Kosovës ka regjistruar dy paraqitje dhe ka shënuar jnë gol.