Te Trabzonspori po shpresojnë që Ernest Muçi të jetë gati për këtë vikend në kuadër të Superligës së Turqisë.
Muçi i mungoi Trabzonsporit në ndeshjen e xhiros së parë, në të cilën barazoi 1:1 me Kasimpashan për shkak të lëndimit.
E shkaku i lëndimit, Muçi nuk do të jetë në dispozicion as për ndeshjen e parë të “play-offit” të Ligës së Evropës kundër Ferencvarosit, të enjten.
Megjithatë, ai pritet të përfshihet në ekip për ndeshjen e xhiros së dytë të kampionatit turk kundër skuadrës së Bashakshehirit.
Këtë ndeshje, Trabzoni e luan të dielën në shtëpi dhe besohet se Muçi do të jetë i gatshëm për lojë dhe do të ketë minutazhë.
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, sezonin e shkuar ishte lojtari kryesor te Trabzonspori, ku realizoi 15 gola dhe bëri 9 asistime në të gjitha garat.