Tuesday, 18. August 2026
Sport

Barcelona emëron Raphinha-n kapiten, braziliani i parë në historinë e katalanasve

GS 18/08/2026 1 Min. Lesezeit

Barcelona ka zgjedhur Raphinha-n si kapitenin e saj të ri. Sulmuesi anësor bëhet kështu braziliani i parë në histori që do të mbajë shiritin e kapitenit te skuadra katalanase.

Kjo zgjedhje e klubit vjen pas shitjeve të mbrojtësit Araujo dhe portierit Ter Stegen. Vendimi në fakt ka qenë surprizues pjesërisht, sepse zëvendëskapiteni vitin e kaluar ishte holandezi Frenkie De Jong. Ai ishte kandidati numër 1 për të marrë shiritin këtë sezon.

Mesfushori holandez do të jetë një nga zëvendëskapitenët e Barcelonës, bashkë me Pedrin dhe Eric Garcia. Raphinha, 29 vjeç, është pjesë e katalanasve që prej vitit 2022, kur u transferua nga Leeds United.

Teilen: