Tuesday, 18. August 2026
Sport

Patrick Vieira është trajneri i ri i Senegalit

GS 18/08/2026 1 Min. Lesezeit

Pas eksperiencës si trajner i Genoas në kampionatin italian, Patrick Vieira po nis një kapitull të ri me një ekip kombëtar.

Francezi do të jetë trajneri i ri i Senegalit, duke zëvendësuar Pape Thiaw-n, i cili u shkarkua pas eliminimit në Kupën e Botës kundër Belgjikës.

Pas përvojave te Nice, Crystal Palace dhe Strasbourg, ish-mesfushori francez është gati të nisë këtë aventurë të re si trajner i një kombëtareje.

Teilen: